Hajnat futen në shtëpi, i vjedhin gjëra me vlerë çiftit të njohur

Këngëtarja e njohur Shakira dhe Gerrard Pique së fundmi kanë hasur në një gjë të pazakontë.

ShowBiz

07/06/2018 23:37

Ata ishin jashtë vendit për ca ditë pushimi ndërsa kur janë rikthyer në Barcelonë kanë parë se diçka nuk ishte në rregull, shkruan Dailymail transmeton lajmi net.

Sipas raportimit të mediave spanjolle, prindërit ishin në shtëpi por që nuk kanë dëgjuar asgjë deri në mëngjes.

Nga ana tjetër, policia nuk ka dhënë detaje të hollësishme se çka është vjedhur por që hajdutët janë larguar me bizhuteri të shtrenjta.

“Ata janë futur brenda shtëpisë ose përmes dritares ose ballkonit, në heshtje në mënyrë që të mos dëgjohen nga banorët ose fqinjët”, shkruan dailymail.

Theksojmë se çifti ishin në Cologne të Gjermanisë për koncertin e këngëtares ndërkaq Pique do të udhëtojë sërish në Rusi për Kampionatin Botëror. /Lajmi.net/

4cf8f25100000578-5812037-image-a-20_1528287348270