Hajduti tërheq zvarrë 69-vjeçaren (Video)

Ky është një moment shokues kur një hajdut tërheq zvarrë gruan 69-vjeçare për t’ia marrë asaj çantën e dorës.

Fun

07/12/2015 19:11

Policia ka publikuar pamjet e kapura nga CCTV në një rrugë në perëndim të Londrës në mënyrë që t’i ndihmojë hetuesit në kapjen e hajdutit.

Veprimi shokues i plaçkitësit e la gruan me një krah të thyer. Ajo po ecte rrugës me bashkëshortin e saj kur hajduti mori çantën e saj. Ajo rezistoi duke e mbajtur atë e kjo rezultoi me tërheqjen e saj zvarrë./arbresh.info

YouTube player