Hajduti hyn në banesën e Taylor Swift, bën dush dhe fle në krevatin e saj

Një person kishte fjetur në shtëpinë e Taylor Swift, pasi kishte hyrë nga dritarja e thyer.

ShowBiz

21/04/2018 12:42

Personi i dyshuar u arrestuar për vjedhje dhe përdjekje, pasi kishte hyrë në pronë të këngëtares, shkruan SkyNews, transmeton lajmi.net.

I dyshuari hyri në shtëpinë e Taylor Swift në Nju Jork dhe bëri një sy gjumë, ka thënë policia.

Sipas policisë, personi që kishte hyrë në shtëpinë e pop-yllit ishte 22 vjeçari, Roger Alvarado, fans i çmendur i saj.

Në anë tjetër, TMZ raporton se fansi kishte hyrë nga ballkoni pasi kishte thyer xhamin e dritares me dorë, ndërsa ishte futur edhe në banjën e këngëtares, ku kishte bërë dush, më tej ishte gjetur i fjetur në dhomën e këngëtares. /Lajmi.net/