Hajduti “ekspert”, në vend të xhamit godet në kokë shokun (Video)

Policia e Shangait publikoi një video ku shfaqen dy hajdutë që dështuan me shumë bujë në përpjekjen e tyre për të vjedhur një dyqan.

Fun

16/02/2018 21:34

Në pamje shfaqen dy “mendjet e sofistikuara” kriminale që tentojnë të thyejnë me tulla vitrinën e një dyqani, por përfundojnë duke thyer hundën.

Policia e Shangait nuk i ka identifikuar ende kriminelët më të paaftë në botë dhe publikimi i videos shkon në këtë kuadër. Por, në rrjetet sociale batutat nuk mungojnë dhe shumë njerëz mendojnë se ata të dy duhen gjetur dhe shpëtuar sepse përbëjnë rrezik për njëri-tjetrin, e jo shoqërinë.