Hajdutët rrahin dhe gjuajnë me armë policin, tentuan të vidhnin në shtëpinë e tij

Tre persona kanë sulmuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës, gjatë një tentimi për vjedhur në shtëpinë e tij. 

Lajme

13/12/2014 16:38

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar pasi është goditur nga tre persona, të cilët tentuan të vidhnin në shtëpinë e tij një gjenerator dhe një motorë-sharrë në fshatin Dubovik të Deçanit.

Sipas Policisë, ata kanë hyrë në oborrin e një pjesëtari të Policisë, ku të dyshuarit me të vërejtur viktimën, e kanë goditur me mjete të forta me ç’rast viktima ka pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjatë largimit kanë shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendin e ngjarjes njësiti policore kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.53mm dhe kanë vërejtur një vrimë në rrethojën e drurit që dyshohet të jetë shkaktuar nga predha e fishekut të shkrepur.