Hajdutët i vjedhin medaljen e artë olimpike, policia ia gjen në Shqipëri – Lajmi.net
Hajdutët i vjedhin medaljen e artë olimpike, policia ia gjen në Shqipëri
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 10:14, 8 May 2017
Një medalje e artë olimpike ka qarkulluar nëpër Shqipëri gjatë muajve të fundit dhe fatkeqësisht, nuk ka qenë për merita sportive.

Policia italiane ka bërë të ditur se ka gjetur në vendin tonë një medalje të atletit paralimpik italian, Oskar De Pelegrin, që ky i fundit kishte fituar në “Londër 2012” më garën e gjuajtjes me hark.

De Pelegrin kishte qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij, ku disa hajdutë kishin marrë ndër të tjera edhe medaljen e tij të artë, një kujtim i rrallë i karrierës së futbollistit paralimpik. Por gjatë inspektimeve, janë gjetur një sërë gjurmësh gishtërinjsh dhe pas hetimeve disamujore, polica e provincës së Belunos, ku banon atleti, ka konfirmuar se në bashkëpunim me kolegët shqiptarë, ka arritur të lokalizojë medaljen e vjedhur në vendin tonë.

Nuk bëhen ende të ditura informacione më të hollësishme, mbi identitetin e hajdutëve apo mënyrën se si ka mbërritur kjo medalje në Shqipëri, por për momentin po plotësohen procedurat burokratike për kthimin e saj te pronari i ligjshëm.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Supercar Showdown
  • Play Rock Wheels
  • Play Zombie Big Trouble