Hajdar Beqa: Visar Ymeri kërkon aleat në Serbi kundër PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka reaguar ashpër ndaj intervistës së kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri për gazetën serbe Danas ku ka thënë se PDK-në duhet ta nxjerrin në opozitë.

Lajme

24/07/2017 19:14

Beqa e ka thënë se po mos të ishin zyrtarët e PDK, Visar Ymeri ende do të ishte kamarier.

Statusi i plotë i deputetit Beqa:

“Visar Ymeri denoncon PDK-në në Serbi

Visari, paska kërkuar sot edhe në Serbi ndihmë për ta zhdukur PDK-në!

I mjerë kamarieri i mjerë! Denoncime dhe sharje tash edhe në Serbi! Po, a e din more Visar se po të mos ishte kjo PDK-ja për Serbinë, ti ende do ishe kamarier i denjë! Turp! Kjo është VV e vërtetë, ky është kryetari i tyre i mjerë që don me bashku Shqipërinë etnik.”