Haiti, 20 persona humbin jetën nga një përplasje e kamionit me autobusë (Foto)

Të paktën 20 persona janë vrarë nga përplasja e një kamioni me një autobusë plotë me udhëtarë në Haiti, thanë zyrtarët të mërkurën.

Bota

09/01/2017 17:50

Emergjenca ka thënë se 11 njerëz kanë vdekur në vendin e ngjarjes afër qytetit të Port- de- Pe, në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërkohë që nëntë janë deklaruar të vdekur pasi janë transferuar në spital, transmeton lajmi.net.

Aksidente në këtë vend janë të shpeshta pasi si vend i varfër aspak nuk zbatohet rregullat e trafikut dhe ligjet.

Policia është duke e hetuar rastin dhe nuk dihet nëse kanë shpëtuar drejtuesit e automjeteve. /Lajmi.net/