Hailey Baldwin tregon unazën e fejesës

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë fejuar.

ShowBiz

09/07/2018 12:59

Sipas medieve amerikane, Bieber i ka propozuar të dashurës në Bahamas, shkruan lajmi.net.

Ylli i pop-it, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë qenë të pandashëm që nga rilidhja e tyre në muajin e kaluar.

Të dy janë fotografuar së bashku me miqtë e tyre në pushime, ndërsa në fokus ishte unaza e modeles me të cilën supozohet se Justin i ka propozuar asaj.

Kujtojmë që çifti janë ribashkuar pasi janë ndarë dy vite më parë, ndërsa tani gjërat kanë ecur aq shpejt saqë erdhi deri tek fejesa për pak kohë. /Lajmi.net/