Hailey Baldwin thotë se martesa në moshë të re është e frikshme

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber janë martuar në një ceremoni të fshehtë civile në New York më shtator 2018.

ShowBiz

18/02/2019 16:57

Çifti Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë shumë të dashuruar në njëri-tjetrin, andaj edhe u martuan në moshë të re, transmeton lajmi.net.

Mirëpo gjatë një prononzimi së fundmi Hailey e ka pranuar se martesa në moshë të re është e frikshme por duke qenë se është shumë e dashuruar kjo është edhe arsyeja se përse ka arritur t’i kaloj vështirësitë e mundshme.

“Patjetër që është e frikshme të jesh kaq e re dhe të martohesh, është me të vërtetë e frikshme. Por jam martuar me personin që kam rënë në dashuri prej kaq shumë vitesh dhe kjo është gjëja më e bukur. Ndjej se ai është shoku im më i mirë dhe se tani do e kalojmë jetën bashkë përgjithmonë”, ishin fjalët e saj./Lajmi.net/