Hailey Baldwin ka habitur të gjithë me këtë deklaratë

Hailey Baldwin ka shtuar zërat për një krizë të mundshme në lidhjen me Justin Bieber.

ShowBiz

07/01/2019 11:57

Hailey Baldwin ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit, ku bëri të gjithë të besojnë se martesa e saj me Justin Bieber është në krizë, shkruan lajmi.net.

Modelja ka rrëfyer haptas problemet e saj me ankthin dhe në përgjithësi mungesën e vetëbesimit.

“Jam 22 vjeç dhe sado e bukur duket jeta ime në pamje të parë, unë vuaj. Jam e pasigurt, jam e lënduar, kam frikë, kam dyshime, kam ankth, unë mërzitem, unë inatosem. Kam patur aq shumë ditë ku qëndroja në ‘Instagram’ duke krahasuar veten me të tjerët, duke krahasuar look-un tim, duke menduar se nuk jam mjaftueshëm e mirë. Vuaj për vetëbesimin që duhet të kem. Ky është problemi më i madh që kam. Çdo ditë është një betejë e imja për të fituar besimin tek vetja.”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsUDewZBFf_/