Hahn viziton nesër Beogradin

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, do të mbërrije nesër në Serbi për një vizitë zyrtare atje.

Lajme

01/07/2018 12:11

Hahn do të takohet në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, njofton klan kosova.

Gjithashtu takime do të ketë me kryeministren serbe, Ana Brnabiq dhe me ministren e Integrimeve, Jadranka Joksimoviq.

Hahn këtë vizitë në Serbi e realizon për arsye se në Beograd pritet të nënshkruhet një marrëveshje financiare mes Serbisë e BE-së.