Hahn sot takon krerët shtetëror

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Lajme

03/12/2018 07:31

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë në Kosovë, raporton lajmi.net.

Siç bëhet e ditur vizita e komisionerit Hahn ka të bëj me taksën doganore prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës e ka vendosur për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës.

Po ashtu tema në të cilën pritet Hahn ta diskutojë me krerët e shtetit është edhe nevoja e funksionimit të përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, raporton më tutje lajmi.net.

Hahn në ora 13:15 pritet të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në ora 14:00 me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe në ora 14:50 do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Po ashtu është paralajmëuar se komisioneri Hahn do të takohet edhe me përfaqësuesit e opozitës.

Vlenë të theksohet se komisioneri Hahn para se të vijë në Prishtinë, ai do të ndalet në Beograd ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Lajmi.net/