Hahn ripërsërit: Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE – asgjë më pak

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se Beogradi duhet të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinës nëse dëshiron që të bashkohet në BE.

Lajme

22/02/2018 18:19

“Në shumë vende në Ballkanit Perëndimor, ka konflikte të pazgjidhura sa i përket kufijve. Këtë e kemi mësuar edhe nga përvojat e së kaluarës dhe të gjitha këto konflikte duhet të zgjidhen pas pranimit”.

“Nëse Serbia dëshiron që të jetë anëtar, atëherë duhet ta gjejë formën ligjërisht të detyrueshme të normalizimit. Marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht e detyrueshme”, ka thënë Han për mediumin gjerman, Velt, përcjell Klan Kosova.

Rreth datës së pranimit të Serbisë dhe Malit të Zi në BE, Hahn ka thënë se: “2025-ta është thjeshtë tregues, nuk është garanci.

Kurse për atë nëse Serbia duhet ta njehë pavarësinë e Kosovës për t’u pranuar në BE, Hahn ka thënë: “Kjo është saktësisht ajo që them  – asgjë më pak”.