Hahn: Qytetarët e Maqedonisë të zgjedhin në mes izolimit ose integrimit

Komisionari për Zgjerimi të BE-së, Johannes Hahn në margjinat e takimit jozyrtar të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në qytetin shqiptar, Durrës tha se qytetarët e Maqedonisë duhet të zgjedhin ose izolimin ose integrimin në Bashkimin Evropian dhe një standard më të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajme

27/08/2018 17:57

Ai nuk u përgjigj nëse ka ndonjë alternativë tjetër nëse referendumi në Maqedoni dështon.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviç tha se “dialogu politik në rajon është forcuar, por edhe besimi, ndërsa shembulli më i mirë është pikërisht marrëveshja e nënshkruar në mes Maqedonisë dhe Greqisë”.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev nuk udhëtoi për në Durrës për shkaqe të motit të keq.