Hahn për liderët e Ballkanit: Në vend të lojërave, duam vullnet politik – Lajmi.net
Hahn për liderët e Ballkanit: Në vend të lojërave, duam vullnet politik
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 17:24, 21 April 2017
Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn ka kërkuar më shumë përpjekje nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të rifilluar progresin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka deklaruar se në vend që të merren me lojëra politike, krerët shtetërorë kanë nevojë për më shumë vullnet politik dhe zbatim të reformave, transmeton lajmi.net.

Këto deklarime Hahn i bëri gjatë një vizite në Universitetin Priceton.

“Reformat në vend se në letër, duhet të kryhen në terren, sidomos në fushën e sundimit të ligjit”, është shprehur komisioneri evropian.

Sipas tij të gjitha vendet ballkanike do t’i kenë dyert e hapura që të hyjnë në BE, duke shtuar se ka ende punë për të bërë. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Ballkani, Johanes Hahn

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Rock Wheels