Hahn nesër takon liderët në Maqedoni – Lajmi.net
Hahn nesër takon liderët në Maqedoni
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 16:17, 20 March 2017
Komisioneri për zgjerim Johanes Hahn dhe tre eurodeputetët Flekenshtajn, Kukan dhe Vajgëll të martën do të zhvillojnë takime maratonë me të gjithë krerët e partive politike parlamentare dhe presidentin Gjorge Ivanov, me një agjendë që fillon rreth mesditës dhe përfundon në orët e mbrëmjes.

Pavarësisht se nuk dihet mesazhi që do të sjellin përfaqësuesit e BE-së në vend, takimet janë paraparë të mbahen në Kuvend dhe do të fillojnë menjëherë pas takimit koordinues të grupeve parlamentare, për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Menduh Thaçin, Bilall Kasamin, Zijadin Selën, Ali Ahmetin, Zoran Zaevin, Gjorge Ivanovin, Nikolla Gruevskin ndërsa pas këtyre takimeve në ora 21:45 Han do të deklarohet për media.

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq ka konfirmuar se komisionari Han dhe eurodeputetët për shkak të agjendës së ngarkuar nuk do të takojnë përfaqësues të shoqërisë civile. Han nuk do të takojë as organizatorët e protestës “Për Maqedoni të përbashkët”.

Siç kam thënë të premten ai do të takojë përfaqësuesit politik. Është e vërtetë se ka pasur kërkesa të tjera poashtu dhe shpesh kur ai udhëton në Maqedoni ne përpiqemi që të takohen sa më shumë palë të përfshira që është e mundur, përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile por këtë herë komisioneri do të takojë vetëm përfaqësues politik meqë agjenda nuk lejon më shumë – deklaroi Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së.

Ndërkohë presidenti Ivanov nga Hungaria ku ndodhet për vizitë zyrtare ka dërguar mesazhin se Maqedonia ka nevojë për zgjedhje të reja si opsion për dalje nga kriza.

Javë më parë, Maqedoninë e vizitoi edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini, e cila i bëri thirrje presidentit Ivanov t’i japë shumicës parlamentare, mandatin për formimin e Qeverisë së re.

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Rock Wheels
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bike Rivals