Hahn flet pas vizitës së tij në Kosovë

Komisioneri për Zgjerim, Fqinjësi të Mirë dhe Negociata për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, qëndroi sot në Kosovë.

Lajme

17/01/2019 19:54

Ai ka pasur një takim të mbyllur me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, takim pas të cilit nuk pati as konferencë për media, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë që kryeministri Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook tha se në takim është biseduar për liberalizimin e vizave për Kosovën, komisioneri Hahn ka shkruar në Twitter.

Ai e ka cilësuar “të bardhë” Prishtinën, duke thënë se ka pasur një diskutim të mirë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Vizita e parë e vitit 2019 në rajon: Prishtina e bardhë: pari një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrat. Duke shpresuar që të punohet ngushtë në të gjitha çështjet e hapura këtë vit, kështu që Kosova mund të përparojë në rrugën e saj për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Hahn në Twitter. /Lajmi.net/