Hahn: E duam Ballkanin si tërësi në BE

Komisioneri i BE-së për politika fqinjësore dhe negociatat për zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se Brukseli dëshiron ta shohë të gjithë Ballkanin të anëtarësuar në BE.

Lajme

06/05/2015 18:30

Ai në kuadër të takimit “Dita Bashkëpunimit Rajonal”, të organizuar në Bruksel, ku po marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të shteteve të rajonit, ka thënë se, përkundër moszgjerimit në këto 5 vjetë mandat, sipas tij, BE është kategorike që Ballkanin ta ketë brenda saj.

“Përkundër citimit të shpeshtë të kryetarit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, se nuk do të ketë zgjerim për pesë vjetët e këtij mandati, u premtoj se KE dhe institucionet tjera të BE, dëshirojnë që të gjithë Ballkanin ta shohin brenda kësaj bashkësie”, ka thënë Hahn, transmeton lajmi.net.

Duke folur për Kosovën, Hahn ka thënë se hapi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit (MSA), që pritet të bëhet muajin e ardhshëm, e ka sjellë vendin në hapin e parë kontraktual me BE-në.

Ndërsa, lidhur me procesin e integrimit të Serbisë, komisioneri Hahn është shprehur pro hapjes së kapitujve të udhërrëfyesit, mirëpo, përmes kësaj, ai i ka kërkuar zyrtarëve serbë se duhet t’i bindin shtetet anëtare se po bëjnë reformat e duhura si dhe po punojnë në normalizimin e raporteve me Kosovën.(lajmi.net)