Hague: Evropa të jetë e kujdesshme ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian tregon gatishmëri për të vendosur sanskione të reja ndaj Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë. Megjithatë, BE vlerëson se tani është koha për masa të tjera.

Bota

04/04/2014 16:26

Duke folur në një takim joformal të ministrave të Jashtëm evropianë në Greqi, sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se “Evropa nuk duhet të relaksohet”.

Ai ka thënë se situata është ende e rrezikshme, sepse Rusia vazhdon të ketë mijëra trupa pranë kufirit me Ukrainën, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ministri i Jashtëm holandez, Frans Timmermans, ka thënë po ashtu se situata mbetet e tensionuar.