Haga bëhet gati për prezantimin e biografisë së Thaçit

Instituti prestigjioz holandez, “Clingendael Institute”, është bërë gati për ligjëratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajme

23/04/2018 15:26

Thaçi për pak minuta pritet t’i drejtohet shumë përfaqësuesve shtetëror, diplomatëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Presidenti Thaçi do të mbajë një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”, ku më pas do të ketë një bashkëbisedim dhe debat më të pranishmit.

Pas ligjëratës presidenti Thaçi do të merr pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman” i shkruar nga gazetarët britanik, Roger Boyws dhe Suzy Jagger.

Në Institut tashmë kanë arritur kopjet e para të librit, të cilat autorët bashkë me Thaçin pritet ti shpërndajnë.

31180130_10156244807978149_5034213429150220288_n 31195758_10156244807943149_1657025819047886848_n