Hafizi: Nuk kam dëshirë që Shqipëria të jetë në një grup me Kosovën, kam edhe frikë

Sot në Dublin të Irlandës do të tërhiqet shorti për kualifikimet e EURO 2020.

Sport

02/12/2018 12:11

Për herë të parë, në këto kualifikime do të luaj kombëtarja e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kosova ndodhët në vazon e pestë, gjë që lë të hapur mundësinë që të përballet me Shqipërinë e cila ndodhët në vazon e katërt.

Në studio e “Supersport” ku po ndiqet shorti drejtpërdrejtë, analisti  Havizi ka thënë se nuk e dëshiron Kosovën në grup me Shqipërinë.

“Nuk kam dëshirë që të luajmë në një grup me Kosovën. Kam edhe pakëz frikë” ishin fjalët e tij.

Shpresojmë që Kosova dhe Shqipëria të shortohen në grupe sa më të lehta. /Lajmi.net/