Hadërgjonaj te Zvicra? Flet Albert Bunjaki

Florent Hadergjonaj duket se e ka marr vendimin e rëndësishëm për karrierën e tij. Sipas mediave, futbollisti kosovar do ta përfaqësoj Kombëtaren e Zvicrës, para Shqipërisë dhe Kosovës.

Sport

28/07/2017 20:30

I kontaktuar nga IndeksOnline, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki thotë se ende nuk ka marrë ndonjë informatë zyrtare për këtë çështje, por kësaj pritje i ka ardhur fundi.

“Ka shumë kohë që po e presim vendimin definitiv të Florentit, që një gjë të tillë na kishte premtuar se do ta jepte në shtator. E kam një informim nga personat e afërt me Florentin, ai nuk do të jetë me neve as këtë vit. Prandaj mua më duhet të shkojë përpara. Sido që të jetë atij i uroj suksese në të ardhmen pavarësisht vendimit të tij. Kosova duhet të jetë mbi të gjitha. Mjaftë më, duhet të shkojmë tutje”, ka thënë Bunjaki për IndeksOnline.

Një futbollist që pritet t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në futboll është Loret Sadikut, por as për të ende nuk ka ndonjë zyrtarizim.

“Dje kam folur me të. Po presim përgjigjen e avokatit të tij”, shtoi Bunjaki.

Kosova pritet që më 2 shtator të udhëtoj në Zagreb për t’u takuar me Kombëtaren e Kroacisë. Vetëm pas tri dite Kosova e pret në Loro Borici Finlandën për kualifikimet e Kupës së Botës “Rusia 2018”.