Hadergjonaj po vjen – Uron 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Florent Hadergjonaj ka dhënë një sinjal se ai do të paraqitet me Kosovën në vazhdim të karrierës së tij.

Sport

17/02/2019 14:36

Hadergjonaj i cili aktualisht paraqitet me skuadrën e Premierligës, Huddersfield Toën nuk kishte vendosur akoma për kombëtaren e tij.

Ai po priste një ftesë nga selektori i Zvicrës, por një të tillë nuk e morri, dhe së fundmi është raportuar se ai do të paraqitet me Kosovën nga ndeshjet e qershorit, shkruan lajmi.net.

Një gjë të tillë po e konfirmon edhe sot lojtari, i cili në rrjetin social ‘Facebook’ ka gjetur hapësirë për të uruar Kosovën për 11 vjetorin e pavarësisë.

Hadergjonaj do të ishte një ndihmë e madhe për Kosovën, duke pasur parasysh se në ndeshjet e fundit nuk ka pasur lojtarë të mjaftueshëm për të kryer rotacionet në mbrojtje, sidomos në krahun e djathtë ku luan vetëm Mërgim Vojvoda.

Më poshtë mund ta shihni postimin e Florent Hadergjonaj në Facebook. /Lajmi.net/