Hadërgjonaj i lumtur me grumbullimin te Zvicra, tregon edhe lojtarin e preferuar (FOTO)

Pesë emra të rinj i janë bashkuar kombëtares së Zvicrës për ndeshjen miqësore me Bjellorusinë, që zhvillohet më 1 qershor.

Sport

25/05/2017 21:15

Në mesin e këtyre pesë emrave, është edhe kosovari Florent Hadërgjonaj, i cili duket që në fund ka vendosur të zgjedh Zvicrën para Kosovës.

Hadërgjonaj bëhet vetëm kosovari i radhës që i bashkohet Zvicrës, pas Valon Behramit, Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës.

Gazeta ‘Blick’ u ka bërë një pyetje të njëjtë të ardhurve në kombëtare, për lojtarin e tyre të pëlqyer te Zvicra.

Hadërgjonaj që këtë sezon e kaloi në Bundesligë te Inglostadt, ka zgjedhur Valon Behramin.

“Sigurisht që është një ndjenjë e bukur për të qenë për herë të parë me ekipin kombëtar. Më parë, unë isha entuziastë për Valon Behramin, sidomos pas atij goli të rëndësishme në vitin 2005 nëkualifikimet e botërorit kundër Turqisë”, ka deklaruar Hadërgjonaj./Lajmi.net/