Hadërgjonaj i jep shpresë Kosovës, largohet nga Zvicra (FOTO)

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e 9 qershorit ndaj Ishujve Faroe.

Sport

02/06/2017 21:06

Zvicra më 9 qershor luan në udhëtim ndaj Ishujve Faroe, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Në listën e trajnerit boshnjak, nuk është Florent Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj që është me prejardhje nga Kosova, ende nuk ka vendosur përfundimisht se cilin shtet të përfaqësojë, Kosovën apo Zvicrën.

Mbrojtësi 22 vjeçar ka qenë pjesë e Zvicrës në ndeshjen miqësoren ndaj Bjellorusisë./Lajmi.net/