Habit Remzie Osmani, ja ku këndonte para se të fillonte karrierën

Remzie Osmani është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

17/11/2018 20:09

Remzie Osmani është aktive me projekte të reja muzikore dhe performanca në dasma dhe ahengje të tjera familjare, shkruan lajmi.net.

Sonte (e shtunë), këngëtarja ishte e ftuar në “Prive”, ku në rubrikën “10 gjërat që nuk i kemi ditur për Remzie Osmanin”, ajo habiti të gjithë me një detaj.

“Kam këndu në pemë të larta, aty e kam fillu karrierën mund të them dhe aty e kam ushtru zërin”, tha Remzia.

Këngëtarja është tash e sa vite aktive në skenë dhe numëron disa hite. /Lajmi.net/