Habit Mel B: Burri më detyronte të bëja seks me femra dhe më filmonte

Mel B është ish-anëtare e grupit të njohur "Spice Girls".

ShowBiz

19/01/2018 23:36

Emri i vërtetë i saj është Melanie Brown, ajo së fundi është shkurorëzuar nga bashkëshorti i saj, shkruan lajmi.net.

“Gjatë dhjetë vjetëve të martesës më ka droguar, abuzuar dhe më pas regjistronte marrëdhëniet tona seksuale. Ai e ka lënë shtatzënë një dado dhe më pas e ka paguar për të abortuar.”, ka thënë ajo në seancë gjyqësore, duke kërkuar masa mbrojtëse për fëmijët e sj.

Ajo ka rrëfyer në detaje se si ish-bashkëshorti i saj, Stephen e kishte abuzuar atë dhe detyruar të bënte marrëdhënie me femra.

Martesa e tyre kishte përfunduar pas gati 10 vitesh që ishin bashkë, ndërsa deklarata e saj kishte bërë bujë në mediet ndërkombëtare gjatë 2017-ës. /Lajmi.net/