Habit Ardian Bujupi: Kush dëshiron të martohet me mua?

Ardian Bujupi është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

08/07/2018 09:40

Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat ia dedikon si tregut shqiptar ashtu edhe atij gjerman, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Ardiani ka habitur me një fotografi që ka postuar në rrjetin Snapchat, ku pyet se kush dëshiron ta martojë.

“Kush dëshiron të martohet me mua, bëni ‘screenshot’, ka shkruar ai mbi një imazh ku shihet një veturë e markës “Audi” dhe blerje të markave të shtrenjta “Gucci”, “Louis Vuitton”, e të tjera.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Ardiani është “Çika çika”, në duet me Xhensila Myrtezajn. /Lajmi.net/