‘Gylseren’ rikthehet në ekranin shqiptar, mësoni kush fshihet tjetër pas saj

Tv Klan nis të martën, më 17 tetor, transmetimin premierë të serialit “Sulltanesha Kosem”, një prodhim madhështor nga kompania që prodhoi “Sulejmani i Madhërishëm”, bazuar në historinë pas tri dekadash.

ShowBiz

15/10/2017 22:44

Dashuria e madhe e Sulltanit, Ahme Han, nëna e tre sulltanëve, sulltanesha më e dashur nga populli. “Sulltanesha Kosem”, gruaja më e fuqishme e të gjitha kohëve në lindje, që la gjurmë në histori, me një kastë aktorësh të shkëlqyer, kryesuar nga e mirënjohura Beren Saat.

“Sulltanesha Kosem” në tri periudha të ndryshme të jetës luhet nga një greke e quajtur Anastasia Tsilimpiou, më pas nga Beren Saat (e njohur si Jamuri tek “Hakmarrje” ) dhe në fund nga Nurgul Yesilcay (Gylsereni tek “Fate të Kryqëzuara”). Ndërkohë, aktorët Ekin Koç, Boran Kuzum, Taner Olmez, Metin Akdulger dhe Tugay Merca luajnë rolet e sulltanëve në kohë të ndryshme në dinastinë Osmane. Po ashtu, pjesë e aktorëve të dalluar janë Hulya Avsar, një prej më të përfolurave prej dekadash në Turqi, Tulin Ozen, Leyla Feray, Farah Zeynep Abdullah, Aslihan Gurbuz etj.

Pjesët e para të serialit janë xhiruar në ishullin Kios të Greqisë, teksa një fragment i serialit është shfaqur edhe në Cannes të Francës gjatë Festivalit Ndërkombëtar të MIPCOM.

Që prej nisjes së transmetimit në kanalet turke, “Sulltanesha Kosem” është shitur në shumë shtete duke korrur sukses të jashtëzakonshëm. Tims Production, kompania e cila ka vendosur një standard të ri në serialet turke që me “Sulejmanin e Madhërishëm” ka ndërtuar një shesh xhirimi gjigant prej 28 500 metrash katror. Seriali “Sulltanesha Kosem” ka tërhequr edhe vëmendjen e medias  ndërkombëtare. Sheshi i xhirimeve është vizituar nga shumë gazetarë të huaj, përfshirë edhe Simon Reeve, një nga më të rëndësishmit e prestigjiozes amerikane “The New York Times”. Gazetari i cili kishte mbërritur në Turqi për disa intervista me producentët dhe aktorët, luajti edhe një pjesë të vogël në serial./Tv Klan/