Gylseren fotografohet me të dashurin në publik

Është ndër aktoret më të njohura në Turqi.

ShowBiz

28/05/2018 12:00

Nurgul Yesilcay  e cila tek ne njihet si Gylsereni nga seriali “Fate të Kryqëzuara” është shumë e pranishme në titujt rozë, shkruan lajmi.net.

Aktorja është shumë e komentuar për jetën private, e së fundi ajo u fotografua me të dashurin e ri.

Edhe pse nuk ka pranuar publikisht, në foto shihet qartë që personi i cili po e shoqëron atë në lokal është regjisori Necati Kocabay.

Fotografia po bën bujë në mediet turke, ndërsa Gylseren nuk është deklaruar ende rreth kësaj çështjeje./Lajmi.net/