Guy-Smith: Haradinaj u arrestua për akuzat e njëjta që u gjykua në Hagë

Avokati i njohur, Gregor Guy-Smith që e njeh mirë rastin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë kohës sa ishte i akuzuar për krime lufte në Tribunalin e Hagës,  ka thënë se është shumë i brengosur për ndalimin e Haradinaj në Francë.

Lajme

10/01/2017 18:30

“Jam shumë i shqetësuar dhe i brengosur, për arsye se mendoj që ka ndikim të drejtpërdrejtë në çështjet fundamentale të sundimit të ligjit”.

Guy-Smith që përfaqësonte Haradin Balaj në Tribunalin e Hagës në një intervistë ekskluzive në Klan Kosova ka thënë se Haradinaj është shpallur i pafajshëm pikërisht për këto akuza, të cilat i përfshin edhe fletë-arresti i Serbisë.

“Rasti kundër Haradinajt është gjykuar në Tribunalin e Hagës dy herë tashmë, dhe gjatë atyre gjykimeve ai është shpallur i pafajshëm në 37-të aktakuza”.

“Edhe në rigjykim, ai është shpallur jo-fajtor. Fletë-arresti i vitit 2004, përfshinë të njëjtat akuza në të cilat ai është shpallur i pafajshëm”.