Guti tallet me Barcelonën (Foto)

Ish-lojtari i Real Madridit, Jose Maria Gutierrez Hernandez –Guti, nga ngacmuar paksa Barcelonën për barazimin e mbrëmshëm ndaj skuadrës së Getafes.

Sport

14/12/2014 11:09

Guti ka vazhduar me çmenduritë e tij nëpër rrjete sociale, pasi kësa radhe me anë të një postimi në Tëitter, ka ngacmuar Barcelonën për barazimin ndaj Getafes.

“Grande Getafe”, ishte postimi i shkruar nga Gutti në Twitter, që do të thotë: ‘Getafe e madhe’.

Përndryshe, Reali momentalisht është katër pikë para skuadrës së Barcelonës, e cila radhitet në vendin e dytë të tabelës së La Ligas.