Guterres: Autoritetet në Birmani ta ndalin dhunën kundër myslimanëve – Lajmi.net
Guterres: Autoritetet në Birmani ta ndalin dhunën kundër myslimanëve
Autori: Lajmi.net BotaLajme 9:40, 14 September 2017
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar nga autoritetet e Birmanisë që ta ndalin dhunën kundër minoritetit mysliman Rohingja në këtë vend.

Guterres mbrëmë tha se pjesëtarët e komunitetit Rohingja po ballafaqohen me situatë “katastrofale” humanitare dhe ka sinjalizuar se ai pajtohet me një vlerësim të mëhershëm, se aksionet e forcave të sigurisë së Birmanisë në shtetin Rakhine, paraqesin pastrim etnik.

Liderja e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, është kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar për trajtimin e minoritetit Rohingja në Birmani, shtet ky që është i njohur edhe me emrin Mianmar.

Mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur “shqetësim për raportet për dhunë të zgjeruar gjatë operacioneve të sigurisë” dhe ka kërkuar “hapa të menjëhershëm për ndaljen e dhunës në Rakhine, për uljen e tensioneve, ripërtritjen e ligjit dhe rendit dhe sigurimin e mbrojtjes së civilëve”.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2