Gundogan vazhdon me Dortmundin

Ilkay Gundogan e ka hedhur poshtë interesimin e Manchester United e Bayern Munich, duke e nënshkruar një kontratë të re me Borussia Dortmund. Përfaqësuesi gjerman e ka zhvilluar vetëm një ndeshje me klubin nga Bundesliga këtë sezon, pas një lëndimi të pësuar, por kjo nuk e ka penguar që të bëhet objektiv i shumë skuadrave…

Sport

15/04/2014 20:55

Ilkay Gundogan e ka hedhur poshtë interesimin e Manchester United e Bayern Munich, duke e nënshkruar një kontratë të re me Borussia Dortmund.

Përfaqësuesi gjerman e ka zhvilluar vetëm një ndeshje me klubin nga Bundesliga këtë sezon, pas një lëndimi të pësuar, por kjo nuk e ka penguar që të bëhet objektiv i shumë skuadrave të mëdha.

Kontrata e deritashme e futbollistit me prejardhje turke do të skadonte këtë verë, ndërsa ai e rinovoi atë deri në qershor të vitit 2016, duke qenë i vendosur për të qenë pjesë e klubit edhe në të ardhmen.

“I jam mjaft mirënjohës klubit, i cili ma dha mundësinë të vazhdoj të jem pjesë e këtij ekipi special dhe kjo është diçka speciale për mua”, deklaroi futbollisti për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Do të bëj gjithçka për t’i ndihmuar shokët sa më shpejtë, në javët apo muajt e ardhshëm”, ka vazhduar ai.

Edhe drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc theksoi se është i nderuar që futbollisti e vazhdoi kontratën, me shpresën që Gundogan ta japë kontributin e tij nga sezoni i ardhshëm për Dortmundin.