Gundogan refuzon Barcelonën, transferohet te ky klub

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan është i gatshëm të refuzojë interesimin nga Barcelona për t’u transferuar te një klub i madh nga Premierliga.

Merkato

19/02/2016 12:08

Ilkay Gundogan do të refuzojë interesimin nga Barcelona, për t’u bërë përforcimi i parë i Pep Guardiolës në Manchester City, ka njoftuar e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Gjiganti nga Camp Nou ka qenë në negociata me reprezentuesin gjerman për një kohë të gjatë.

Mirëpo, tani ka një ndryshim skenari dhe Gundogan mund të transferohet në Etihad, ku Guardiola do të marrë postin e menaxherit pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “Lajmi.net”.

25-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2017.