Gundogan “ngrit në qiell” Guardiolan: E vështirë të kesh paraqitje të dobët me Man Cityn

Ilkay Gundogan ka lëshuar lëvdata për strukturën e lojës së trajnerit Pep Guardiola.

Sport

22/10/2018 23:57

Mesfushori beson se sistemi i lojës së skuadrës dhe loja nën urdhrat  e spanjollit e bëjnë “të vështirë” paraqitjen e keqe, transmeton lajmi.net.

“Nuk dua të tingëllojë arrogant , vetëm dua të them se në skuadrën që po luajmë, është e vështirë të kesh performancë të dobët si lojtar” ka thënë Gundogan.

“Sistemi që aplikojmë, bën që gjithmonë të kesh një lojtar afër. Je gjithmonë i involvuar në situata të mira pozitive. Me Pep (Guardiola), është e vështirë të kesh një ndeshje të keqe” ka vazhduar reprezentuesi gjerman.

Gundogan ka pasur hapësirat e mjaftueshme nën urdhrat e Guardiolas. Këtë sezon e “ndihmoi” edhe lëndimi i Kevin De Bruyne. /Lajmi.net/