Gucati kërkon të përmirësohen listat e veteranëve dhe prokuroria të kërkojë falje

Hysni Gucati, kryetar i OVL UÇK-së ka reaguar pas publikimit të disa listave të veteranëve të cilët prokuroria po i cilëson si të rrejshëm.

Lajme

16/09/2018 23:52

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emra që cilësohen si veteranë mashtrues.

Në këtë listë, sipas Gucatit bëjnë pjesë edhe shumë ish-ushtarë të cilët luftuan nën emblemën e UÇK-së.

Ai ka kërkuar përmirësim të menjëhershëm të listave derisa ka kërkuar nga Prokuroria që t’u kërkojë falje ish-ushtarëve të UÇK-së emrat e të cilëve figurojnë në këto lista.

Reagimi i plotë i Gucatit:

Une Kryetar i OVL se UÇK se, që me marrjen e detyres time si perfaqesues i Veteraneve të Ushtris Çlirimtare të Kosovës jam betuar që ti perfaqesoj me nder dhe ti mbroj dhe ruaj vlerat e mia dhe të bashkëluftetareve të mi, sot nuk jan fyer vetëm bashkëluftetarët e mi që emrat e tyre figurojn në listat me emrat e rreme të veteraneve sot ndihem i fyer une dhe ndjej mllef të shoh emrat e tyre në një list të till.

Prokuroria jo vetëm që duhet në menyre sa me të shpejt të bëj keto permirësime por duhet të kerkoj falje publike ndaj ketyre Individeve emrat e të cileve u njollosen dhe mundi dhe sakrifica e tyre perlyhet në një list kinse ata qenkan veteran të rrejshem, une ndihem i zhgenjyer nga Prokuroria se si ka arritur ne gabime të tilla.

Por une do qendroj gjithmom perkrah jush për të demantuar mashtrimet dhe për të zbardhur të vertetën rreth emrave tuaj, sakrifica mundi dhe dashuria juaj ndaj atdheut nuk mund të bie nga një list e cila qe në hapat e par ngeli pa përfunduar punen ashtu siq duhet punuar një Prokurori, e që sot duhet të ndihet e turperuar perball ketyre ushtareve të vertet të UÇK të cilet ishin në sherbim të atdheut qe ne fillet e para të luftes për Çlirim.

Pres që sa më par Prokuroria të shlyej Borxhin ndaj bashkeluftetareve tan dhe të bej permirsimin e listave dhe kerkim falje ndaj tyre!

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK’së.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, më 15 gusht të këtij viti ishte dorëhequr për shkak të kërcënimeve që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror kur po hetonte listat e fryra të veteranëve. Kjo bëri që procesi të përshpejtohet pasi edhe pati reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.