Gucati i OVL-së mendon se Specialja shfuqizohet të mërkurën, por e vërteta është ndryshe – Lajmi.net
Gucati i OVL-së mendon se Specialja shfuqizohet të mërkurën, por e vërteta është ndryshe
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 23:14, 13 January 2018
Gucati dhe Haradinaj në Kuvend
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet të mërkurën pritet të përcillet me tensione pasi kryesia do të vendos nëse do ta procedoj për seancë, shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale

I bindur për procedimin dhe shfuqizimin e Speciales është shprehur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare (OVL-UÇK), Hysni Gucati.

Gucati për Indeksonline ka thënë se të mërkurën sipas informacioneve të tij do të shfuqizohet Gjykata Speciale nga deputetët e Kuvendit, prej të cilëve ata kanë marr përkrahje.

Madje ai thotë se OVL ka përkrahjen edhe të deputeteve të LDK-së, emrat e të cilëve i din por nuk dëshiron t’i bëjë publik.

“Unë besoj se të mërkurën do të hyjë në rend dite ligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Na besojmë që kemi mbështetje prej deputetëve të gjitha partive. E edhe prej deputetëve të LDK-së, kjo është shumë e vërtetë ne kemi biseduar edhe kem përkrahje edhe prej tyre. Ne jemi në gjendje në momentin që Ismet Beqiri që thotë që nuk është e vërtetë, na i thojmë lë ta kontrollon shpinë e tani le të fletë. Sepse na kem përkrahje edhe prej tyre, nuk kam nevojë me përmend emra por nëse është nevoja ja përmendim edhe atyre deputetëve që kemi bisedu dhe kem marrë përkrahje” ka thënë Gucati.

Gucati thotë se pavarësisht që ka shkruar letër Kadri Veseli për Specialen e pavarësisht presionit të diplomatëve nga BE mbi deputet e Kosovës, ata nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga shfuqizimi i gjykatës.

Sipas tij, vetëm një deputet e ka tërhequr nënshkrimin, të tjerët jo.

Megjithatë, duket se Gucati nuk është fort në rrjedha.

Lajmi.net merr vesh se edhe nëse kalon në Kryesi pika e rendit të ditës për seancë bazuar në peticionin e veteranëve të UÇK-së, në seancën e Kuvendit nuk do të ketë votim për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por vetëm debat parlamentar.

“Askush nuk mund të fus në votim diçka që s’ka bazë ligjore ose iniciativë që duhet të jetë nga Qeveria e Kosovës ose nga së paku 40 deputetë. Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme e veteranëve të UÇK-së është vetëm debat parlamentar dhe me kaq përfundon”, thonë burime brenda Kuvendit për lajmi.net.

Iniciativa për shfuqizimin e një ligji, qoftë ai edhe ligji për Gjykatën Speciale duhet të burojë nga Qeveria e cila propozon një ligj tjetër për ta zëvendësuar atë, marrë parasysh se Gjykata Speciale ka edhe implikime Kushtetuese.

Lajmi.net po ashtu merr vesh se më nuk ka gatishmëri as nga shumica e deputetëve që e kanë nënshkruar kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës S speciales.

“Tashmë shumica e deputetëve, sidomos ata të PDK-së, AKR-së dhe minoriteteve joserbe janë tërhequr nga ideja për të thirr seancë të jashtëzakonshme për Gjykatën Speciale. Numri nuk mund të jetë më shumë se 20 ose 15, ndërsa për seancë të jashtëzakonshme duhen minimalisht 40 nënshkrime të deputetëve”, thonë burimet. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO