Guardiola zgjedh përforcimin e ri në Man City

Pep Guardiola ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Sport

14/04/2018 08:49

Pep Guardiola nuk ka dyshime në lidhje me përforcimin e ri në Manchester City.

Menaxheri i “Citizens” ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Reprezentuesi algjerian ishte objektiv i Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Por, mediat angleze raportojnë se Guardiola ende kërkon blerjen e Mahrezit.

Guardiola dëshiron që Mahrez të jetë një prej përforcimeve kryesore për edicionin e ri. /Lajmi.net/