Guardiola zgjedh përforcimin e ri në Man City, çmimi 86 milionë euro

Pep Guardiola ka bërë gati 86 milionë euro për blerjen e yllit algjerian, Riyad Mahrez.

Sport

29/05/2018 09:57

Manchester City synon ta kompletojë transferimin e mesfushorit Riyad Mahrez nga Leicester City, deri në fund të javës.

“Daily Mail” raporton se menaxheri i “Citizens”, Pep Guardiola ka bërë gati 86 milionë euro për blerjen e yllit algjerian.

Klubi kampion i Premierligës synon të arrijë marrëveshje me Mahrezin, i cili ishte pranë kalimit në Etihad Stadium edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Guardiola së bashku me Mahrezin, pëlqen edhe mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Leon Bailey. /Lajmi.net/