Guardiola vjen me ‘Bucket Ball’ (Video)

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola ka zbuluar një metodë të re për lojtarët e tij në stërvitje, e cila quhet 'Bucket Ball'.

Sport

21/09/2014 15:45

Spanjolli, Pep Guardiola, këtë stërvitje e bëri para sfidës së skuadrës së tij kundër Hamburgut në kuadër të Bundesligës.

Pep Guardiola ka vendosur që lojtarëve të tij t’i jap një sfidë të re, për të qenë sa më të saktë dhe të përceptojnë gjërat sa më mirë.

Stërvitja e re e Guardiolës quhet ‘Bucket Ball’. Grupi përbëhet nga tre lojtarë, të cilët pas një goditjeje, duhet ta mbajnë topin në ajër dhe në fund ta vendosin atë në shportë.

Mirëpo si duket kjo stërvitje e trajnerit spanjoll nuk rezultoi me sukses të lartë, pasi bavarezët nuk arritën të shënonin fitore në ndeshjen kundër Hamburgut, e cila përfundoi me barazim pa gola.

Video