Guardiola tregon se çfarë do të bëjë gjatë ndeshjes Liverpool – Man Utd

Pep Guardiola e ka përfunduar misionin e tij me Manchester City për xhiron e 17-të të Premierligës.

Sport

15/12/2018 23:27

Skuadra e tij ka triumfuar me rezultatin 3:1 në përballjen e vështirë kundër Everton.

Pas kësaj ai ka folur edhe për ndeshjen e rivalëve për titull Liverpool, të cilët përballen me Manchester United.

Ai është pyetur nga reporterët se a do ta shikojë super ndeshjen e rivalëve.

“Sigurisht se do ta shikoj. Është ndeshje e mirë për tu parë. Do ta shikoj” ishin fjalët e spanjollit, transmeton lajmi.net.

Manchester City përkohësisht ka rikthyer lidershipin dhe tashmë është në pritje të gabimit nga Liverpool.

Skuadra e Guardiolas grumbullon 44 pikë, dy më shumë se Liverpool.  /Lajmi.net/