Guardiola transferon super futbollistin e Realit

Menaxheri i ardhshëm i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i interesuar për transferimin e një mesfushori të Real Madridit.

Merkato

19/02/2016 09:05

Menaxheri i ardhshëm i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka njoftuar se reprezentuesi gjerman është futbollist i kërkuar nga Guardiola, përcjell “Lajmi.net”.

Kroos është një prej futbollistëve kryesorë në Santiago Bernabeu.

Por, kjo nuk e parandalon Guardiolën që të paraqes ofertë për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.