Guardiola transferon një talent të madh në Man City

Menaxheri i ardhshëm i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka identifikuar një përforcim të ri për skuadrën nga Premierliga.

Sport

27/02/2016 12:14

Pep Guardiola është i interesuar për transferimin e talentit të madh të Ajax Amsterdamit, Riechedly Bazoer në Manchester City.

Guardiola ka nënshkruar kontratë me “Citizens” dhe do ta marrë detyrën e menaxherit në Etihad Stadium pas përfundimit të këtij sezoni kur do të largohet nga Bayern Munich.

Ndërsa, tabloidi britanik “Daily Mirror” ka njoftuar se Bazoer është futbollist i kërkuar nga Guardiola te skuadra e tij e ardhshme, përcjell “Lajmi.net”.

Bazoer është talent i madh dhe së fundmi kishte deklaruar se ëndërron të transferohet në Barcelonë.