Guardiola transferon një mbrojtës për 80 milionë funte

Pep Guardiola dëshiron që mbrojtësi francez, Aymeric Laporte, të jetë transferimi i tij i parë në City.

Sport

28/02/2016 13:51

Pep Guardiola e ka kërkuar transferimin e mbrojtësit të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte në Manchester City.

Citizens janë të gatshëm ta zhbllokojnë klauzolën prej 40 milionë funteve të francezit, ndërsa bashkë me pagën e tij dhe taksat, shuma e përgjithshme e transferit do të shkojë në 80 milionë, përcjell Lajmi.net nga The Sun.

Barcelona dhe PSG janë gjithashtu të interesuara për Laporten, mirëpo nuk janë të gatshme ta ofrojnë shumën e kërkuar nga Bilbao.

21 vjeçari ka kontratë me klubin bask deri në vitin 2019-të.