Guardiola, trajner i armikut të Barcelonës?

Pep Guardiola mund të jetë trajner i ri i Real Madridit.

Sport

27/11/2015 20:06

Një lajm i madh vjen nga Spanja.

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ikonë e Barcelonës, klub me të cilin fitoi të gjithë titujt e mundshëm, mund t’i bashkohet rivalit të madh, Real Madrid.

Sipas të përditshmes “Ara”, Guardiola është në mesin e kandidatëve për pasardhës të Rafael Benitezit në Santiago Bernabeu, përcjell “Lajmi.net”.

Guardiola ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Allianz Arena.

Ndërsa, së fundmi ka filluar të përmendet si kandidat për menaxher të ri të Manchester Cityt.