Guardiola synon transferimin e mesfushorit të Napolit

Mesfushori i Napolit, Allan, i ka shkelur syrin trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Sport

14/11/2018 22:51

27 vjeçari brazilian ka qenë ndër më të mirët në Evropë këtë sezon, me paraqitjet te Napoli nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Këto paraqitje nuk kanë kaluar pa u vërejtur edhe nga Pep Guardiola, që kërkon transferimin e tij në ‘Etihad Stadium’.

Sipas Calciomercatos, Pep Guardiola dëshiron një mesfushor qendre në skuadër pasi dështoi ta transferojë një gjatë verës, dhe e sheh Allanin si lojtarin e duhur për këtë pozitë, përcjell ‘lajmi.net’.

Pas 12-të xhirove në Serie A skuadra e Allan renditet në vendin e dytë me 28 pikë. /Lajmi.net/