Guardiola “shpërthen” pas ndeshjes

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur shumë i dëshpëruar me eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Sport

15/03/2017 23:29

Ai e vlerësoi pozitivisht lojën e skuadrës në pjesën e dytë, por jo edhe në të parën.

“Luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë, por jo edhe në të parën. Kjo nuk ishte e mjaftueshme për të marrë një rezultat i cili do të na kualifikonte në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes, përcjellë “lajmi.net”.

“Ne duhet të përmirësohemi, por ky kompeticion është shumë i vështirë. Nganjëherë duhet të jemi special dhe me fat. Sonte nuk ishim”, shtoi ai.

Kjo ishte ndeshja numër 100 për Guardiolan në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6