Guardiola pret lirimin e Hoenessit

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se do t’i pëlqen të mbetet në Allianz Arena derisa ish presidenti i klubit, Uli Hoeness të lirohet nga burgu. Ish reprezentuesi i Gjermanisë perëndimore përfundoi prapa grilave për tri vjet e gjysmë pasi u shpall fajtor për evazion fiskal, javën e kaluar. Dhe, 43-vjeçari Guardiola tashmë…

Sport

18/03/2014 08:43

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se do t’i pëlqen të mbetet në Allianz Arena derisa ish presidenti i klubit, Uli Hoeness të lirohet nga burgu.

Ish reprezentuesi i Gjermanisë perëndimore përfundoi prapa grilave për tri vjet e gjysmë pasi u shpall fajtor për evazion fiskal, javën e kaluar.

Dhe, 43-vjeçari Guardiola tashmë ka shprehur mbështetjen e tij për “shokun” që nuk do të jetë më në klub, dhe është i gatshëm të pres deri në skadimin e dënimit të tij.

“Do të vazhdoj derisa Hoeness të rikthehet”, deklaroi ish trajneri i Barcelonës për të përditshmen sportive katalane Mundo Deportivo.

“Dua të jap maksimumin për klubin. Dua të vazhdoj të punoj këtu edhe për dy ose tri vjet. Ëndrra ime është të jem ende këtu pas rikthimit të tij”. “Pa Hoenessin krejt kjo nuk do të ishte e mundur”.

Kontrata e Guardiolës me Bayernin do të skadojë në verën e vitit 2016.